Close
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

3 Elementë thelbësorë për të ndërtuar një Letër Mbështetëse të suksesshme

Punekerkuesit stermundohen per te shkruar nje leter cilesore e cila te permbaje te gjithe elementet e duhur, por shkrimi i nje letre interesi kerkon kohe dhe perkushtim. Duket e veshtire, por koha dhe perpjekjet do ju shperblehen pasi nje leter mbështetëse e mire, rrit mundesite tuaja per intervista pune te cilat rrjedhimisht sjellin mundesi te mirefillta punesimi. 

Ne qofte se po pyesni veten a eshte letra juaj e interesit me e mira qe mund te benit, atehere sigurohuni qe ti pergjigjeni me “po” pyetjeve te meposhtme: 

1. Prezantimi:

A mbart letra juaj mbështetëse nje paragraf te fuqishem hapes, që të komunikojë, qe ne rreshtat e para te tekstit, qëllimin tuaj te punes te nderthurur me pikat tuaja te forta? 

A eshte shkruar letra juaj konform nje formati stardart sipas profesionit per te cilin po aplikoni?

A i adresohet letra juaj nje individi specifik (gjithmone nqs kjo eshte e mundshme/kuptimtë)?

2. Paragrafi kryesor:

A shpreh qarte letra juaj e interesit menyren sesi kompania, per te cilen po jepni intervisten, do te perfitoje prej jush nqs ju e fitoni punen? 

A keni shmangur qe cdo fjali e letres te filloje me “Une” ose “Mua”, duke u perqendruar me teper ne kerkesat e kompanise dhe jo vetem ne tuajat?

A i keni shprehur aftesite tuaja duke perdorur gjuhe teknike apo terma standarte profesionale?

A keni perfshire shembuj te cilet provojne vertetesine e eksperiencave tuaja, duke i treguar kompanise jo vetem fjale te shkruara por edhe deshmi mbeshtetese?

A perputhen permbajtja e letres me nevojat e specifikuara nga kompania?

A pemban letra juaj “fjalet e duhura” dhe informacionin e nevojshem per te nxitur lexuesin te lexoje edhe cv tuaj?   

A perfshihen te gjitha informacionet e kerkuara; emri i kompanise, titulli i njoftimit per pozicion te lire pune, afati i dorezimit te Letres se Interesit dhe CV-se, kerkesat lidhur me pagesen etj.

A eshte permbajtja unike? Nuk eshte se keni bere “copy paste” nga nje format i gatshem apo jo? 

A krijon letra juaj pershtypjen e origjinalitetit? A reflekton personalitetin tuaj dhe ju ben te dukeni serioze dhe te pelqyeshem?

I bete nje rishikim letres, per tu siguruar se nuk ka gabime gramatikore, kuptimore apo strukturore?

3. Paragrafi permbylles:

Nuk keni harruar te lehtesoni punen e “lexuesit” duke siguruar edhe ne letren e interesit kontaktet tuaja; adrese e-maili, numer tel, etj. 

A perfundon letra juaj me nje fjali cila shpreh se do te ishit te kenaqur e te gatshem per nje interviste sa me shpejt te ishte e mundur?

A e keni firmosur ne fund letren, (nqs letra e interesit nuk eshte ne format elektronik)?

 

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net