Close
Kompanite/Firmat
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

5 Këshilla të thjashta për një Letër Interesi të suksesshme

Synimi i njerëzve në momentin që u duhet të shkruajnë një letër interesi është që perpilojne një të tillë, e cila përshkruan aftësitë dhe eksperiencën e tyre. Por jo rrallë herë ndodh që nga mungesa e seriozitetit dhe e përgjegjesisë të formulojnë një letër të pastrukturuar dhe të paorganizuar dhe e cila nuk mbart mesazhin e duhur, por thjesht emrin “Letër Interesi”.Ju nevojitet ndihmë? 

Pesë hapat e mëposhtme janë shumë të thjeshta për t’u ndjekur dhe do t’ju çojnë drejt një Letre Interesi të suksesshme:

JINI I DREJTPËRDREJTË

Këshillohet që aplikantët të fillojnë letrën e tyre të interesit duke sqaruar qartësisht arsyet të cilat i bëjnë të aplikojne në një kompani të caktuar. Nje fjali hyrëse mund të ishte: “Po ju shkruaj sepse... “Përpiquni të perfshini sa më shumë fakte dhe të dhëna, si titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni, vendin etj. Zakonisht formularët bashkëngjitur njoftimit të punës përmbajnë gjithmonë pyetjen: “Nga e morët informacionin për këtë pozicion/ kush ju rekomandoi’? Mos harroni të përfshini përgjigjen e kësaj pyetjeje në letrën tuaj të interesit. 

ÇFARË PËLQEJ TEK JU   

Të nxirrni në pah potencialin e kompanisë tek e cila po aplikoni për një punë është padyshim një hap i suksesshem. Pas hapjes së letrës ajo mund të vazhdojë me një përshkrim të shkurtër duke filluar si psh: “Më pëlqën kompania juaj sepse...” Përgëzojeni kompaninë për ato çfarë ka bëre dhe ato çfarë ka arritur. Tregoni pse kanë fituar admirimin tuaj dhe listoni veprimet të cilat mendoni se i kanë bërë në mënyrën e duhur. Ky veprim tregon se ju keni keni marrë kohën e duhur dhe jeni angazhuar për të mësuar detaje të kompanisë për të cilën po aplikoni. 

ATO QË DO JU PËLQEJNË TEK UNË

Këtu punëkërkuesit këshillohen të bëjnë një listë duke renditur në një vend të dukshëm të gjitha kualifikimet e tyre. Vazhdoni duke i thënë punëdhënësit, “Këtu, keni eksperiencën time të deritanishme të punësimit dhe për të cilën jam i sigurt që përkon me ato cfarë ju synoni”. Përshkruani shkurtimisht pikat të cilat doni të nxirrni në pah nga lista e kualifikimeve në mënyrë që Departamenti i Burimeve Njerëzore t’i verë re lehtesisht. Përdorni fjali të shkurtra , por të cilat qartazi japin mesazhin, duke e bërë kështu më të lehtë për lexuesin.

TË TJERA QË DO PËLQENI TEK UNË

Ne këtë pikë, filloni të personalizoni letrën.“Përshkruani kush jeni dhe cfarë ju dallon nga aplikantët e tjerë”.Diskuto mbi aftësite, pikat tuaja të forta dhe cfarë ju frymëzon profesionalisht. Bëni një kërkim mbi kompaninë për të cilën jeni duke aplikuar dhe krahasoni nësevlerat tuaja përkojne me ato të cilat ka si qëllim kompania. Përpiquni të përdorni të njëjtën gjuhë të përdorur nga kompania. Ky është rasti juaj i fundit për të treguar, “Ja pse jam kandidati i duhur”. 

SI PËRFUNDIM 

Në paragrafin përmbyllës përpiquni të shprehni entuziazmin për pozicionin dhe të përfshini një plan veprimi si p.sh një intervistë të mundshme sa më shpejt të jetë e mundur. Shënoni informacionin tuaj të kontaktit dhe bëjuni të ditur cfarë jeni duke pritur. Në qoftë se, pas dërgimit të letrës do të prisni për një përgjigje, bëjeni këtë të ditur. Në të kundërt bëni të qartë kohën kur mund të presin të marrin një lajm nga ju.Mos shkruani premtime! 

Kujdes! Sigurohuni që të bëni, gjithcka që keni shënuar se mund të bëni.

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net