Close
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

Çfarë është karriera?

Në të folurën e përditshme fjala "karrierë" përdoret në mënyra të ndryshme e parë nga prespektiva të ndryshme. Autorët dhe studjuesit kanë prezantuar dy këndvështrime të konceptit të karrierës. Sipas këndvështrimit të pare objektiv, me karrierë kuptojmë:

Sekuencat e pozicioneve të zena nga një person gjatë kursit të tij të jetës. 

Nga këndveshtrimi tjetër, ai subjektiv, karriera konsiston në: 

Ndryshimin e vlerave, qendrimeve dhe motivimeve që ndodhin ndërsa një person bëhet me i vjetër.

Siç shihet të dy këto këndveshtrime fokusojnë tek individi dhe të dy supozojnë që individi ka një fare kontrolli mbi fatin e tij, që mund të manipolojë oportunitetet me qëllim që të maksimizoje suksesin dhe kënaqësinë që rrjedh nga karriera.

Fjala "karrierë" është përdorur në mënyra të ndryshme dhe ka shumë konotacione. Disa herë të pasurit karrierë është përdorur vetëm për dikë i cili ka një profesion ose jeta profesionale e të cilit është e mirë strukturuar dhe përfshin avancim të qëndrueshëm. Por nëse ne mendojmë për karierën si të qënurit diçka që çdo individ do ta konsiderojë si hapa apo faza të zënies në punë, atëherë çdo njeri ka një karierë dhe kjo karrierë është "ankoruar" prej vetë-imazhit të përsonit në lidhje me kompetencat, motivet apo vlerat e tii/saj.

Dikush mund ta konsiderojë këtë si një "karrierë të brëndshme" thjesht për ta dalluar atë prej çfarë të tjerët mund të shohin të jetë jeta në punë e një përsoni. Çdonjëri ka disa lloje pamjesh të jetës së tij në punë si dhe të rolit të tij/saj në këtë jetë. Për ta dalluar "karierën e brëndshme" prej përdorimeve të tjera të kësaj fjale, përdoret termi "karrierë e iashtme" i cili i referohet hapave konkretë që kërkohen prej një vendi pune ose një organizate për të ecur përpara përmes këtij vendi pune.

Planifikimi dhe zhvillimi i karrierës është bërë sot një biznes i madh, kjo për disa arsye:

Është rritur vëmendja për cilësinë e jetës në punë dhe për planifikimin e jetës së individëve.

Presioni i akteve të ndryshme ligjore.

Rritja e nivelit të edukimit.

Rritjet e vogla ekonomike dhe reduktimi i oportuniteteve për avancim.

Një planifikim i karrieres është i rendesishem për faktin se suksesi apo dështimi i karrieres lidhen ngushtë me identitetin, vetë-konceptin dhe sadisfaksionin e individit, për karrierën dhe jetën.

Planifikimi i karrierës është një proces i vazhdueshëm me anë të të cilit një individ përcakton qëllimet e tij të karrieres dhe identifikon mjetet për arritjen e tyre. Planifikimi i karrieres nuk koncentrohet vetëm në mundësitë e avancimit, meqënëse ambjenti aktual i punës i ka kufizuarshumë prej këtyre mundësive. Në disa pika, planifikimi i karrieres duhet të fokusohet në arritjen e suksesit që jo me çdo kusht nënkupton promocion.

Për vite me rrallë, kërkuesit janë përpjekur të identifikojnë detyrat kryesore që një individ kryen gjatë jetës së tij në punë dhe t'i organizojë këto detyra në stade të ndryshme të karrieres, si stadi fillestar, i mesëm, i vonshëm. Një numër i madh modelesh janë propozuar por saktësia e tyre nuk është berë e mundur të provohet. Ekzistojnë pak marrëveshje lidhur me faktin që stadet e karrierës janë të lidhura me moshën. Shumë teoricienë përcaktojnë kufinj moshore për çdo standart karriere, por këto kufinj janë shumë të ndryshëm. Është më e kuptueshme dhe e pranueshme të flasim për stadet e karierës lidhur me kohën, domethënë të përcaktojme një "orë karriere" e cila fillon të funksionojë në momente të ndryshme bazuar në eksperiencen dhe background-in e tyre.

Ajo çfarë mund të analizojmë duke vrojtuar një numër shumë të madh organizatash dhe vendeve të punës është ndarja e stadeve të karierës në përgjithësi në këto periudha të ndërmjetme: 

1. një periudhë e para-karierës, pra të zgjedhjes së një fushe apo përgatitje arsimore për hyrjen në karrierë; 

2. trajnim formal në fushën e zgjedhur apo vendin e punës; 

3. hyrja në një vend pune apo organizatë; 

4. një periudhë e të mësuarit, trajnimit dhe shoqërizimit; 

5. një periudhë e përdorimit të plotë të talentit të një personi që drejton drejt disa formave të një statusi permanent përmes të dhënurit të një anëtarësie përmanente, një licence profesionale apo disa forma të tjera të çertifikimit; 

6. një periudhë e punësimit produktiv; 

7. një tendencë drejt administrimit, manaxhimit apo formave të tjera të të bërit një "lider" ; 

8. mosangazhin gradual, punë me kohë të pjesshme dhe dalje në pension.

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net