Close
Kompanite/Firmat
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

Zhvillimi i spiraleve të karrierës.

Me çdo arsimim apo eksperiencë pune, ne kemi një mundësi për të mësuar. Është shumë e rëndësishme të shkojmë përtej vetëm të gjykuarit të çdo eksperience si e mirë ose e keqe, gazmore ose jo, e përdorshme ose jo, dhe të kërkojmë më tej "Çfarë unë kam mësuar përreth vetvetes?". Me rritjen dhe maturimin tonë ne kemi nevojë jo vetëm të mësojmë çfarë ka në fushën e punës, por gjithashtu çfarë janë reagimet tona vetjake ndaj eksperiencës. Këto reagime janë më e mira të mendohen në termat e tre fushave:

Aftësi dhe kompetenca. 

Ju keni nevojë të mësoni prej çdo eksperience në të cilën ju jeni të mirë; që mësimi vjen prej vlerësimit tuaj dhe prej feedback-ut që ju merrni prej të tjerëve;

Motivet. 

Ju keni nevojë të mësoni prej çdo eksperience e cila është çfarë ju realisht dëshironi; herët në jetën tone ne mendojmë se ne dimë se çfarë ne dëshirojmë, çfarë janë aspiratat tona për karierë, por me çdo eksperiencë ne zbulojmë se ka gjëra që ne i pëlqejmë ose jo, që disa prej aspiratave tona janë jorealiste dhe kështu ne zhvillojmë ambicie të reja.

Vlerat.

Ju keni nevojë të mësoni prej çdo eksperience çfarë ju vlerësoni në kontekstin e asaj çfarë vendi juaj i punës apo organizata konsideron të rëndësishme, çfarë kolegët tuaj vlerësojnë dhe si lloji i klimës organizative që ju përballni përputhet me këto vlera

Me fitimin e eksperiencës çdo person bëhet më i qartë përreth secilës prej këtyre fushave derisa formohet një vet-koncept i asaj se në çfarë ju jeni mirë ose jo mirë, dëshironi ose nuk dëshironi, vlerësoni ose nuk vlerësoni. Ky vet-koncept është spiranca juaj e karierës. Vet-koncepti ndërtohet në çfarëdo vet-përqasje ju keni zotëruar prej eksperiencës së rinisë dhe arsimimit. Gjithësesi nuk mund të ketë një vet-koncept të maturuar nëse ju nuk keni eksperiencë pune të mjaftueshme për të njohur se çfarë janë talentet motivet dhe vlerat tuaja. Mësime të tilla mund të kërkojnë 10 ose më tepër vite të eksperinces së punës aktuale. Nëse ju keni shumë eksperienca të ndryshme dhe keni marrë feedback kuptimplotë prej secilës prej tyre, vet-koncepti juaj ka mundësi të zhvillohet më shpejt. Por nëse ju keni pasë vetëm pak punë në vitet e para të karierës tuaj dhe keni marrë feedback minimal, procesi i krijimit të vet-konceptit mund të zgjasë më gjatë.

Talentet, motivet dhe vlerat bëhen përherë e më të nderthurura kështu që është e vështirë të gjesh se kush është spiranca juaj e karierës. Njerëzit mësojnë të jenë më të mirë në gjërat që ato vlerësojnë dhe janë të motivuar të bëjnë; dhe ato mësojnë të vlerësojnë dhe të jenë më të motivuar prej gjërave që ndodh të bëhen mirë. Gjithashtu ato gradualisht mësojnë të mënjanojnë gjërat që ato nuk bëjnë mirë, pavarësisht se jo mbi bazën e një feedback-u të qartë, ato mund të kapen pas një iluzioni që kjo i çon ato në dështime të përsëritura. Talentet pa motivim gradualisht atrofizohen. Në të kundërt, sfidat e reja mund të bëjnë të njohur talente latente apo të fshehura që nuk kanë pasë mundësi të shfaqen më herët.

Njerëzit fillimisht dallohen në atë nëse janë talentet, motivet apo vlerat e tyre ato që kanë diktuar zgjedhjet e hershme të karierës.

Njerëzit fillimisht hyjnë në botën e punës me shumë ambicie, shpresa, frika dhe iluzione por me pak informacion të mirë përreth vetvetes, veçanërisht përreth aftësive dhe talenteve të tyre. Përmes testimeve, konsulencave ato fitojnë një ide të interesave, motiveve dhe vlerave të tyre po aq mirë sa edhe aftësitë e tyre intelektuale dhe motorike, por ato nuk mundet realisht të vlerësojnë se sa mirë ato do të jenë në një punë të caktuar ose si ato do të reagojnë emocionalisht ndaj saj. Askund tjetër nuk është kjo më e vërtetë se sa në lëvizjen prej një punë të karakterit teknik drejt një pune apo roli manaxherial si rezultat i vështirësive të simulimit gjatë periudhës së arsimimit të disa aftësive ndërpërsonale dhe emocionale të rëndësishme në përmbushjen e këtyre roleve. Deri në momentin që një person ndjen përgjegjësinë e marrjesme shuma të mëdha parashë, me punësim dhe pushim njerëzish, me të thënurit "jo" një vartësi të vlefshëm, ai person nuk mund të thotë që mund ta bëjë ose jo një punë dhe që mund ta pëlqëje ose jo këtë punë. Në shumë pozicione pune, një person nuk mund të thotë nëse ai/ajo ka talent për ta bërë këtë punë pa e realizuar aktualisht atë punë. Pikërisht për këtë arsye vitet e para të punës janë periudhë kritike e të mësuarit - të mësuarit përreth vendit të punës dhe organizatës si dhe përreth vetvetes në marëdhënie me kërkesat e kësaj pune. Ky proces është shpesh plot dhimbje dhe surpriza prej shumë keqkonceptimeve dhe iluzioneve me të cilat futet një person në situatat e hershme të punës. Shumë prej endërrave tqë njerëzit kanë për vetveten përreth çfarë puna e tyre do të jetë mund të jetë jo konsistente me eksperiencat e tyre të punës, gjë që shkakton një "reality shock" , një fenomen i vërejtur në të gjitha pozicionet e punës në vitet e para të punësimit.

 

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net