Close
Kompanite/Firmat
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

Disa rrethana që përsëriten shpesh në një Intervistë Pune të zakonshme

Në qoftë se keni menduar se një intervistë pune konsiston vetëm në përgjigjen e disa pyetjeve atëherë gaboheni. Duke vepruar kështu keni humbur gjithashtu edhe mundesinë për të mbledhur informacion të vlefshëm. Të dëgjuarit, është një nga aftesitë më të neglizhuara gjatë një interviste pune. Pjesa më e madhe e punëkërkuesve shkojnë në një intervistë duke menduar për mënyrën sesi do ju përgjigjen pyetjeve që do ju drejtohen dhe pa dashur harrojnë se gjenden atje edhe për të mësuar më shumë për punën dhe për kompaninë. Si përfundim ata dështojnë për vetë faktin se nuk degjojnë, nuk janë vigjilentë dhe nuk arrijnë të lexojnë midis rreshtave. 

Një listë me pyetje nuk është e mjaftueshme. 

M... (një kandidate gjatë një interviste pune) qëndronte përpara intervistuesit duke iu përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme kur më në fund iu drejtua pyetja “Keni ndonjë pyetje”? Ajo ishte “gati” dhe nxorri një listë me pyetje të cilat i kishte përgatitur paraprakisht. 

E gjithë kjo histori duket e përsosur; M... bëri çdo gjë në mënyrën e duhur apo jo? Por ekspertët tregojnë se kjo nuk është aspak e mjaftueshme. Ajo ka harruar të dëgjojë atë çfarë i është thënë gjatë intervistës dhe pastaj të vazhdonte me pyetjet e duhura të cilat nuk ishin prekur më përpara. Në qoftë se do të kishte dëgjuar do të kishte bërë pyetjet që nuk ishin prekur nga diskutimi i mëparshem dhe jo thjesht listën me pyetje të përgatitur në shtëpi. Ishin dy pyetjet të cilat iu drejtuan në lidhje me planet për të ardhmen: “Për çfarë periudhe mendoni se mund të qëndroni si punonjës i kompanisë tonë?” dhe “Cila është arsyeja e largimit tuaj nga puna e mëparshme pas dy vjetësh?” Në qoftë se do të kishte qënë e vëmendshme atëherë do të kishte ditur të bënte pyetjet “e duhura”. Një prej tyre mund të ishte “Kam dëgjuar se kohët e fundit keni bërë shkurtime të personelit, mund ta di për çfarë arsye?” Me një pyetje të tillë të drejpërdrejtë, mund të zbuloni arsyet dhe gjendjen e kompanisë. Pas marrjes së kësaj përgjigje pyetja tjetër vijuese mund të ishte “Egziston ndonjë arsye specifike e cila i shtyn punonjësit të largohen nga kompania?” Në këto raste egziston mundësia të meret ose jo një përgjigje nga ana e intervistuesve gjithsesi në të dyja rastet ia vlen të bëhet për faktin se ju ndihmon të bëni një gjykim tuajin mbi situatën dhe ju jep mundesinë të vrojtoni reagimin e personit përballë lidhur me pyetjen e sapo drejtuar. 

Gjeni momentin e duhur për pyetjen e duhur. 

Në qoftë se gjatë gjithë intervistës M... i drejtohen një seri pyetjesh të cilat lidhen me përballimin e stresit gjatë punës dhe menaxhimin e situateve stresuese dhe oraret e tej zgjatura, atëherë, në hapësirën e saj pyetja e rradhës mund të ishte “Në një shkallë nga 1 tek 10 cili është niveli i stresit dhe presionit në kompanine tuaj”? Pas marrjes së përgjigjes së kësaj pyetjeje tjetra mund të ishte “Kjo shifër është norma apo është thjesht në periudha të mbingarkuara?” (Ka shumë mundësi që kandidati të ketë punuar në punën e mëparshme më shumë se 60 orë në javë dhe nuk është duke kërkuar të njëjtën situatë stresante dhe të mbingarkuar.) 

Kështu, në këtë rastin tjetër, M... dëgjoi me kujdes përgjigjet e intervistuesve dhe u mundua të lexonte midis rreshtave për të kuptuar të vërtetën e situatës. Ajo mori informacione të cilat nuk do ti kishte në qoftë se nuk do të kishte pyetur, dëgjuar dhe parë reagimet. Pas kësaj ajo ishte më e qartë për vendimin që do të merte; do të donte të punonte për këtë kompani edhe pas “të vërtetës” apo jo. 

Shpërblimi.    

Në qoftë se ndodh që të mendoni vetëm për pyetjet që do ju drejtojnë intervistuesit atëherë humbisni një mundësi të artë për të mbledhur informacion të dobishëm. Gjithashtu, në këtë mënyrë ju do të humbisni edhe mundësinë për të lënë një përshtypje të veçantë e cila nuk harrohet shpejt. 

Mesazhi që i jepni intervistuesit duke dëgjuar është se i tregoni se keni dëgjuar ato që janë thënë dhe ato që nuk janë thënë gjatë intervistës. Mbani mend se pyetjet më të mira vijnë nga të dëgjuarit. Kapni detajet e asaj çfarë është duke thënë intervistuesi dhe më pas bëni pyetje që “godasin”.Kështu mësohuni të dëgjoni dhe ushtroni aftësitë tuaja intuitive, të jeni të sigurtë që do të habiteni nga ajo që do kuptoni.   

Pse ju pushuan nga puna?     

“Kam pasur një shef shumë të mirë por ai u largua. Pas tij erdhi një tjetër i cili që në fillim “më bëri të qartë” se do të kishim probleme. Ishim thjesht tipa të ndryshëm dhe në asnjë moment nuk dukej se mund të gjenim gjuhën e përbashkët. Ai ndryshonte rregullat ditë pas dite. Një ditë kërkonte diçka në një mënyrë të caktuar dhe ditën tjetër në një mënyrë krejt tjetër. Zakonisht nuk jam njeri i cili krijon probleme por në këte rast e shihja të pamundur komunikimin.” 

Ky është shpjegimi që një kandiat dha gjatë një intervistë pune për pushimin e tij nga puna e mëparshme. Por kjo nuk është mënyra e duhur për të prezantuar çështjen. Në qoftë se do të bënit të njëjtën gjë gjatë një intervistë pune është e sigurt se intervistuesit do të mendonin për ju si një njeri të cilit i pëlqejnë thashethemet. Të folurit negativisht për ish-shefin tuaj nuk është një ide e mirë. Askujt nuk i intereson të dëgjojë “ankimet” e dikujt gjatë një intervistë pune aq më pak për dikë të cilin as nuk e njohin. E pse nuk duhet të besojnë se nuk do të ndodhë e njëjta gjë edhe me kompaninë e tyre? Kush i siguron se nuk do të “flisni” edhe për shefin e tyre pas pak kohësh? Gjithsesi, në qoftë se ju kanë pushuar nga puna do e keni pak të vështirë të flisni për këtë e aq më shumë gjatë një interviste pune. 

Mënyra sesi do i menaxhoni pyetjet që lidhen me pushimin tuaj nga puna varet shumë nga mënyra sesi e keni zgjidhur çështjen me veten tuaj. 

Një tjetër kandidat i përgjigjet kështu pyetjes: “Më larguan nga puna për shkak të një riorganizimi. Stafi ishte i përbërë prej një varietet të tërë kulturash të cilat herë pas here ndikonin në komunikim. Kishte po ashtu disa diferenca opinionesh midis meje dhe shefit. Si përfundim, u largova. Sigurisht që mbaj përgjegjësinë time për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet. Mësova shumë nga kjo eksperiencë, dhe në qoftë se do të kthehesha prapa mendoj se do të kisha vepruar ndryshe. Por kjo histori është mbyllur tashmë dhe tani jam gati për një eksperiencë e perspektivë të re”. Kjo përgjigje demonstron fuqi dhe vetbesim. Kandidati mban anën e tij të përgjegjësisë dhe e trajton çështjen me sinqeritet.

Shënoni mendimet tuaja; 

Edhe në rast se ju kanë pushuar nën rrethana të padrejta edhe në qoftë se pushimi ka ardhur nga dicka e cila nuk shkoi ashtu siç duhet dhe për të cilën jeni penduar tashmë është mirë ti shkruani mendimet tuaja. Më pas i lexoni ato me zë të lartë ose përdorni një regjistrues dhe praktikohuni derisa ajo që dëgjoni t’ju pëlqejë. Vëreni sesi reagojnë; gjuha juaj e trupit, kontakti pamor dhe niveli juaj i komfortit kur flisni për këtë çështje. Të gjitha këto ju ndihmojnë të përmirësoni prezantimin tuaj.

Kontrolloni referencat; 

Është e rëndësishme të zbuloni se çfarë (nuk)do të thotë ish shefi juaj në qoftë se i kërkohen referenca. Ajo që do të thoni ju duhet që pa tjetër të ecë paralel me atë që mund të thotë ish shefi juaj.

Mos gënjeni; 

Gjatë një interviste, ndoshta mënyra më e keqe për të trajtuar (folur) për pushimin tuaj nga puna e mëparshme do të ishte të gënjenit. Zakonisht në këto raste, një gënjeshtër ndjek tjetrën dhe ju shumë shpejt do të shihni veten tuaj duke u perpjekur për të mbajtur mend “historinë”. Në këtë mënyrë nuk bëni asgjë tjetër përveçse përkeqësoni situatën. Njerëzit pushohen nga puna çdo ditë dhe nuk është çudi që një ditë t’ju ndodhë edhe ju. Pavarësisht rrethanave, hidheni historinë pas shpine. Sqaroni çështjen me veten tuaj dhe përgatituni të flisni për këtë edhe nëpër intervista pune. Kjo përgatitje ju bën më pak sensitivë dhe ju ndihmon të rifitoni besimin për të përballuar situatën.

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net