Close
Kompanite/Firmat
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

Komunikimi jo-verbal ose gjuha e trupit

Jeni duke kërkuar për një punë? Atëhere shumë shpejt do tju duhet të përdorni komunikimin jo verbal ose ndryshe gjuhën e trupit.

Punëkërkuesit e njohin shumë mirë rëndësinë që mbart zgjedhja e fjalëve të duhura në komunikimin me një person, i cili mund të bëhet shefi juaj i ardhshëm. Atëherë, për çfarë shërben komunikimi jo verbal ose ndryshe njohur si gjuha e trupit? Ju mund të qëndroni me orë të tëra duke treguar sesa i zoti dhe i aftë mund të jeni në atë që bëni por në të njëjtën kohë që jeni duke folur trupi juaj jep një “tjetër mesazh”.Mesazh i cili ka shumë gjasa të jetë më i vërtetë sesa gjithë lumi i fjalëve të mësuara përmendësh. Nuk janë të rralla rastet kur ajo që thoni mund të mos përputhet me atë që trupi juaj është duke treguar dhe mos harroni asnjëherë; njerëzit janë të prirur të besojnë më shpejt atë që trupi është duke “performuar”. 

Ja disa këshilla për të lënë trupin të flasë në vendin tuaj:

Bëni një hyrje madhështore; dijeni se intervista e punës mund të fillojë edhe pa hyrë në zyrë. Asnjëherë nuk mund ta dini se me kë mund të rastisni në parking, se kush mund t’ju shikojë nga dritarja apo me kë mund të ngjiteni në ashensor. Kështu, sugjerohet që për cdo rast të jeni të përgatitur duke mbajtur një qëndrim i cili thotë “jam i qetë dhe kam shumë besim te vetja”. Ky nuk është moment i përshtatshëm për të “humbur toruan” duke gërmuar me duart që ju dridhen nëpër cantën e stërmadhe për CV –në apo të ngatërrosh katin për ku jeni nisur. 

Shfaqni anën tuaj pozitive; menaxherët e burimeve njerëzore zakonisht pyesin recepsionistët për sjelljen e kandidatëve të cilët shkojnë aty për intervistën e punës. Për këte arsye, lejojini t’ju vëzhgojnë pa ju treguar se e dini që janë duke bërë dicka të tillë. Ekspertët ju këshillojnë të uleni në profil të recepsionit. Kjo i bën “vëzhguesit” të ndihen rehat, dhe në qoftë se do të ndihen rehat do të jenë të prirur të krijojnë përshtypje më të mira. Një tjetër këshillë e ekspertëve është të mundoheni të parashikoni drejtimin nga do të vijë menaxheri i burimeve njerëzore përpara se të uleni. Përshëndetja që vijon më pas do te ishte më e këndshme dhe midis dy njerëzish që qëndrojnë ballë për ballë me njëri tjetrin. 

Përshtypjet e para; ndërkohë që prisni mos e përkulni shpinën dhe mos zhysni mjekrën në kraharor.Ju bën të dukeni i mbyllur dhe i pasigurt. Qëndroni drejt dhe me shpinën lart, i sigurt dhe gati për çdo lloj sfide. Por mos kaloni në ekstreme.Shtriqja në kolltuk pavarësisht se sa i rehatshëm mund të jetë ju bën të dukeni të ekzagjeruar madje dhe pak arrogant. Mos e rëndoni çantën tuaj duke tërhequr me vete gjëra të panevojshme.Kjo ju bën të sforcoheni dhe nuk ju lejon të lëvizni me hijeshi për të përshëndetur intervistuesin i cili do të afrohet drej jush. 

Shtrëngimi i dorës; një intervistë pune do të thotë një shtrëngim dore në fund të saj. Po cilat janë të fshehtat e një shtrëngimi dore? Mos u tregoni shumë “agresiv” gjatë shtrëngimit të dorës, nuk është ky vendi i duhur për të treguar fuqinë tuaj.Por edhe e kundërta, nuk duhet ta jepni dorën edhe “sa për të thënë”.Ushtrohuni që shtrëngimi juaj të jetë një vijë e mesme e këtyre të dyjave. Sigurojuni që në momentin e dhënies, dorën ta keni të lirë dhe jo ta bëni të presë intervistuesin derisa të transferoni gjithcka tek dora tjetër.Drejtoheni dorën tuaj gjysëm të hapur duke lënë dorën e intervistuesit të mbulojë tuajën. Është një shenjë e cila tregon se jeni duke i dhënë status. Asnjëherë mos e mbuloni dorën e intervistuesit me dorën tjetër tuajën; mund të interpretohet si një shenjë dominimi.  

Hapa të rëndësishëm; ecja që do ju duhet të bëni nga recepsioni deri te zyra ku do të zhvillohet intervista është koha e përkryer për të përdorur gjuhën e trupit. Pasi përshëndesni dhe i shtrëngoni dorën menaxherit të burimeve njerëzore, është mirë të vijohet me fjalët “Jam kandidati për këtë pozicion pune, ju duhet të jeni përfaqësuesi i kompanisë- po vij pas jush.”Tregoni se jeni vigjilent dhe se jeni tipi i njeriut që përshtateni lehtësisht me çdo lloj ambjenti. 

Gjatë intervistës; në zyrën ku do të zhvillohet intervista është mirë të mbani përpara vetes një dosje, sidomos, në qoftë se, do ju duhet të prezantoni diçka dhe çantën apo sendet tuaja personale ne anë. Mbajtja e një çante apo e një valixheje pune sipër tryezes, do te ishte e papërshtatshme dhe të krijonte një lloj barriere midis jush dhe intervistuesit. Qëndroni drejt dhe jo i shtyrë përpara tryezes në drejtim të intervistuesit. Është një shenjë që tregon se jeni i hapur për çfarëdo lloj pyetje. Mos bëni gjeste të ekzagjeruara me duar dhe në qoftë se jeni njeri i cili nuk mund të shprehet pa këto gjeste atëherë mundohuni ti mbani duart poshtë.E kundërta do t’ju bëjë të dukeni sikur po drejtoni një mbledhje dhe se jeni ju ai që drejton.Gjithsesi, gjeste të vogla herë pas here janë mëse të nevojshme; ju bëjnë të dukeni njeri i qetë dhe i përqëndruar.Është mirë të uleni një hap larg tryezës në mënyrë që këto gjeste të kontrolluara të bëhen të dukshme.

Arti i të larguarit nga zyra; në përfundim të intervistës, mblidhni me qetësi sendet tuaja, ngrihuni ngadalë, buzëqeshni dhe bëni një lëvizje falenderuese me kokë.I jepni dorën intervistuesit dhe personit i cili ju shoqëroi në zyrën ku u zhvillua intervista. Ndoshta mund të tundoheni nga ideja për të lexuar gjuhën e trupit të intervistuesit në mënyrë që të kuptoni si shkoi intervista juaj por mos e teproni, ka shumë gjasa që intervistuesi të jetë “trajnuar” për të mos “thënë” shumë. Injoroni të gjitha mendimet që mund t’ju krijohen që të mos përmbyllni intervistën në mënyrë negative. 

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net