Close
Kompanite/Firmat
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

Një letër interesi, shumë kompani? Ja pse nuk funksionon

Një nga disavantazhet e kohëve teknologjike është se na bën të jemi më shumë se të ngjashëm me njeri - tjetrin. Mendoni, për shembull, se sa kohë nevojitej më përpara për të shkruar dhe dërguar një letër interesi apo një CV. Ndërsa sot, mund të përdorni të njëjtën CV dhe letër interesi për të aplikuar për të gjitha pozicionet ku jeni të interesuar. Dhe si e bëni këtë? Thjesht me një “click” në mausin tuaj.Mund të dërgoni pafund, madje edhe me qindra në ditë. 

Por çështja nuk qëndron në dërgimin e sa më shumë CV-ve të jetë e mundur. Nuk është se jeni pjesëmarrës në një konkurs ku perzgjidhet personi që dërgon më tepër CV. Ato që po prisni janë telefonatat pas dërgimit dhe intervistat e punës. Mbani parasysh gjithashtu se ka plot njerëz të tjerë aty jashtë të cilët po bëjnë të njëjtën gjë si ju; janë duke aplikuar për një punë. Kështu nëse nuk doni që CV-ja juaj të jetë thjesht një fletë e cila përfundon midis shumë të tjerave në magazinën e një kompanie, ju duhet të impenjoheni më tepër nëse “doni të bini në sy” dhe rrjedhimisht të fitoni punën 

Ndoshta mendoni se një letër e njëjtë për të gjithë, ku thjesht ndryshoni emrin e kompanisë është e vlefshme, ndoshta nuk ju jepet për të shkruar letra, ose keni mendimin se një letër interesi “e adresuar” për një kompani të caktuar, mund të “ri-cilklohet” dhe përdoret sërish ,thjesht duke bërë disa ndryshime të vogla. Na lejoni t’ju vëmë në dijeni më herët, se ky stil nuk do ju bëjë të fitoni një intervistë pune. Ju thjesht nuk mund “të falsifikoni” letrat të cilat janë hartuar për një kompani të caktuar, për një pozicion të caktuar, pavaresisht sesa e mirë-shkruar mund të jetë ajo. 

SHIKOJENI NGA ANA TJETËR

Përpiquni të mendoni ashtu si do të bënte lexuesi i letrës suaj të interesit. Ndaloni për një moment së qëni punëkërkuesi dhe vendosuni nen petkun e punëdhënësit (personit i cili do lexojë CV-në dhe letrën tuaj të interesit). Imazhi i parë që do ju jepet në momentin që do të lexoni letrën, do të jete ai i një letre e cila është përdorur shumë herë për kompani dhe pozicione të ndryshme. 

Tani, përpiquni të mendoni për një tjetër letër interesi e cila krijohet posaçërisht për një pozicion dhe për një kompani të caktuar, duke specifikuar detaje që i përkasin vetëm asaj kompanie dhe vetëm atij pozicioni. Padyshim që do të krijohet një imazh serioz i një letre e cila i dedikohet vetëm atij rasti. 

Cila nga shkrimet mendoni se do t’ju bëjë të fitoni një intervistë? 

KUJTOHUNI; PO I BËNI “MARKETING” VETES SUAJ

Rastet kur ju duhet t’i bëni reklamën një produkti nuk janë shumë të ndryshëm edhe në situatat e proçesit të kërkimit për një punë. Konsiderojeni letrën tuaj të interesit si “reklamën” tuaj. Kur një kompanie i duhet të shesë produktin e vet, ajo impenjon profesionistë dhe njerëz të sektorit për të punuar mbi reklamën, e cila nga ana e vet duhet të përmbajë të gjitha fjalët “e duhura”. Kini parasysh këtë shembull, kur të uleni për të shkruar letrën tuaj të interesit. 

Koha të cilën po zini për të shkruar një letër interesi nuk është një kohë e hedhur dëm, përkundrazi është një investim. Akoma më mirë do të ishte sikur të gjenit kohën për të bërë një “kërkim” të vogël mbi kompaninë tek e cila po aplikoni, dhe të shkruanit një letër e cila do të ishte një ndërthurje e këtij kërkimi, nevojave të kompanisë dhe aftësive dhe ideve tuaja. Nëse veproni kështu, ka shumë gjasa që të jeni fitues i lojes. 

REALITETI ËSHTË I HIDHUR

Fatkeqësisht, gjërat nuk ecin gjithmonë në drejtimin e duhur. Kështu që, duhet të mbani parasysh dhe të kujtoheni, se pavarsisht se keni bërë më të mirën, egziston mundësia që të mos kontaktoheni asnjeherë. Mund të ndodhë, madje, edhe që CV-ja apo letra juaj e interesit të mos arrije kurrë në adresën e duhur. Por, mundohuni të shihni gjithmone anën pozitive; sa herë që ju uleni për të shkruar përpara nje flete apo përpara një kompjuteri, përmiresojeni. Çdo letër që do shkruani më pas është e sigurt që do të jetë më e mirë në të ardhmen tuaj. 

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net